Horoskopi 28 maj 2015

Life style

Horoskopi 28 maj 2015

Më: 28 maj 2015 Në ora: 07:28

DASHI 21/3 - 20/4

Nuk do keni aspak dyshime sot në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni gati të hidhni hapa me tej. Beqarët do preferojnë më tepër të qëndrojnë vetëm sesa të fillojnë një aventurë kalimtare.

DEMI 21/4 - 21/5

Jeta juaj në çift do jetë mjaft e kënaqshme gjatë kësaj dite. Edhe beqarët do jenë me shumë fat dhe do e gjejnë më në fund princin e tyre të kaltër.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Do ndiheni mjaft mirë sot juve që jeni në një lidhje. Beqarët do kenë një dite të paqëndrueshme dhe nuk do mund ta gjejnë dot princin e tyre të kaltër.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Do bëni disa gafa të pafalshme sot në jetën tuaj në çift prandaj dhe gjërat do marrin tatëpjetën. Beqarët do joshin gjatë gjithë kohës dhe do mund ta gjejnë një person me të cilin të kalojnë disa kohë.

LUANI 23/7 - 21/8

Gjatë gjithë kësaj dite do jeni me humor të mirë dhe do ruani komunikimin e ngrohtë me partnerin. Beqarët do kenë shumë komplekse prandaj nuk do mundin dot të fillojnë një histori dashurie.

VIRGJERESHΑ 22/8 - 23/9

Ditë e begatë kjo e sotmja për ata që kanë kohë në një lidhje. Beqarët do fillojnë të mendojnë seriozisht për të krijuar një lidhje me personin që po i josh prej muajsh.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Mos e provokoni partnerin tuaj gjatë kësaj dite sepse mund të keni probleme të mëdha me atë që keni në krah. Beqarët do kenë mundësi të shumta për të gjetur personin më të përshtatshëm.

AKREPI 24/10 - 22/11

Dikush do ju bëhet konkurrent i fortë në dashuri sot dhe do mundohet me çdo mënyrë t'ua marrë partnerin. Beqarët do jenë shumë të paduruar dhe ka rrezik të hedhin hapa të gabuara gjatë kësaj dite.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Nuk do merreni vesh shumë mirë sot me atë që keni në krah dhe për çdo gjë do e kundërshtoni njeri- ¬tjetrin. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë verbërisht të gjitha atyre që do ju thonë të tjerët.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Do afroheni edhe më shumë gjatë kësaj dite me atë që keni në krah. Beqarët do e takojnë më në fund princin e tyre të kaltër dhe do fillojnë një etape të re.

UJORI 21/1 - 19/2

Dëgjojini me kujdes ato që do ju thotë partneri juaj gjatë kësaj dite dhe mos i shkoni kundër për asgjë. Beqarët nuk do kenë asgjë më shumë sesa disa aventura kalimtare.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Do e rregulloni marrëdhënien në çift gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më mirë pranë partnerit tuaj. Beqarët nuk do kenë asnjë nevojë për të ndryshuar menjëherë statusin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat