Të lodhur gjatë gjithë kohës? Ky është shkaku

Life style

Të lodhur gjatë gjithë kohës? Ky është shkaku

Më: 26 maj 2015 Në ora: 19:22

Shpesh ndjehemi të lodhur gjatë gjithë kohës dhe kemi humbje të përqendrimit pa e ditur se nga na vjen.

Shkaku i vërtetë sipas ekspertëve mund të jetë dehidratimi.

Mjekët kanë dalë në rezultatin se vetëm 4 përqind e njerëzve e dinë se sa ujë duht të konsumojnë në një ditë.

Sipas studimit dehidratimi shkakton një lodhje konstante si dhe humbje përqendrimi.

Një femrë i duhet të konsumojë të paktën 8 gota ujë në ditë ndërsa meshkujt më shumë se 10 gota ujë në ditë.

Studimi i kryer nga 300 mjekë në Britaninë e Madhe nxorri se më shumë se 20 përqind e personave ndjeheshin të lodhur vetëm për shkak të dehidratimit, megjithëse nuk kishin bërë asgjë të lodhshme gjatë ditës.

“Shoh shumë njerëz që kanë një lodhje konstante. Shkaqet mund të jenë të pafundme, por shtë edhe një rast shumë i zakonshëm: dehidratimi”, tha mjeku Roger Henderson.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat