Ja çfarë tregon gishti tregues për femrat dhe meshkujt

Life style

Ja çfarë tregon gishti tregues për femrat dhe meshkujt

Më: 26 maj 2015 Në ora: 18:00

Një studim i mëparshëm ka zbuluar se madhësia e gishtit tregues dhe atij të unazës është një tregues se sa tërheqës/e ata janë ndaj seksit të kundërt.

Studimet sot thonë se një grua me gishtin tregues më të gjatë se gishti i saj i unazës ka të ngjarë që të ketë një fytyrë simetrike dhe më tërheqëse.

Për meshkujt është e kundërta. Ata që gishtin e unazës e kanë më të gjatë se gishtin tregues kanë më shumë gjasa që të jenë tërheqës për gratë madje kanë edhe testikuj me të mëdhenj.

Studimi pohon se raporti shifror do të mund të përdoret për të parashikuar volumet testikulare të çdo mashkulli.

Zbulimi u bë nga Bernhard Fink i Universitetit të Vjenës, i cili mati gishtat e 100 burrave dhe grave dhe fotografoi fytyrat e tyre duke përdorur një aparat fotografik dixhital. Ai përdori një program kompjuterik për të vlerësuar simetrinë e çdo fytyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat