Horoskopi 26 maj 2015

Life style

Horoskopi 26 maj 2015

Më: 26 maj 2015 Në ora: 07:32

Dashi

Do e kritikoni gjatë gjithë kohës partneri tuaj gjatë kësaj dite dhe gjërat nuk do ju ecin ashtu si keni dëshiruar. Herë pas here do ndiheni shumë keq pranë tij.

Demi

Në planin financiar është dita e duhur për të riorganizuar gjithë buxhetin. Po i latë gjërat pas dore situata do vijë, duke u ndërlikuar.

Binjakët

Tregohuni të duruar dhe mos bëni asgjë me ngulm sot juve që jeni në një lidhje. Problemet që mund të lindin do jenë të mëdha.

Gaforrja

Duhet të bëni pak më tepër lëshime në jetën tuaj në çift sot ju të dashuruarit, sepse vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do fillojë të ngrohet.

Luani

Ju që jeni në një lidhje duhet te tregoheni të kujdesshëm me partnerin tuaj sot. Ai nuk do jetë në humor shumë të mire dhe situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Virgjëresha

Dita e sotme do jetë mjaft e ndërlikuar për ata që janë në një lidhje. Do kujtoni disa detaje të së shkuarës dhe nuk do ndiheni asnjë moment të qetë.

Peshorja

Mundësitë për takime pune sot do jenë të shkëlqyera. Gjendja financiare do jetë goxha e mirë. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Akrepi

Në planin financiar fati do ju buzëqeshë në çdo moment të ditës së sotme. Do dini mirë si t’i menaxhoni të ardhurat, që kanë qenë të pakta kot kohë.

Shigjetari

Urani do bëjë që jeta juaj në çift të jetë e qetë gjatë kësaj dite. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin nëse doni që t’iu mbeten para edhe për pak më vonë.

Bricjapi

Ditë harmonike kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do i harroni njëherë e mirë problemet e së shkuarës dhe do shihni me optimizëm drejt së ardhmes.

Ujori

Kujdes me çdo shpenzim. Për financat do përkujdeseni më tepër se zakonisht dhe gjërat kanë për t’iu ecur mirë. Do i shlyeni shpejt edhe borxhet.

Peshqit

Do bëni të gjitha përpjekjet e mundshme sot që të arrini atje ku keni dashur ju të dashuruarit. Partneri do ju mbajë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat