Shkolla shkarkon mësuesin, lejonte nxënësit të bënin seks në klasë

Life style

Shkolla shkarkon mësuesin, lejonte nxënësit të bënin seks në klasë

Më: 24 maj 2015 Në ora: 18:20

Ky mësues ka tejkaluar çdo masë. Ai i ka lejuar nxënësit e tij të bëjnë seks në dollapin e klasës.

Një mësues i zonës së Atlantës është arrestuar pasi një prind e akuzoi se i ka lënë nxënësit e shkollës tetë-vjeçare të bëjnë seks në klasën e tij.

Mamaja që u ankua tha se kishte zbuluar një sms tronditëse në telefonin e djalit të saj 14-vjeçar.

“Me pak fjalë ai i ka lejuar nxënësit të bëjnë seks në një dollap të klasës së tij”, tha mamaja për kanalin WSB që ka lidhje me CNN.

“Ai i shkruante djalit tim se ‘mund ta përdorësh nga ora 7:30 në 8:30,’ ”, tha mamaja duke lexuar disa nga mesazhet. ” ‘I ke thënë vajzës se çfarë do të bëni? Në mënyrë që të mos i thotë askujt?’ — me pak fjalë të mos i thotë askujt se po të lejoj të përdorësh sallën time”.

Wright, 25-vjeç, jep matematikë dhe shkencë te “Champion Theme Middle School” në Stone Mountain, Georgia. Ai iu mëson gjithashtu edhe basketboll nëxënësve.

Shkolla ka bërë të ditur se e ka shkaruar menjëherë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat