Gjermani, 65 – vjeçarja sjell në jetë katërnjakë

Life style

Gjermani, 65 – vjeçarja sjell në jetë katërnjakë

Më: 23 maj 2015 Në ora: 21:24

65 vjecarja Annegret Raunigk është gruaja më e vjetër në botë që solli në jetë katërnjakë. Nëna e 13 fëmijëve dhe gjyshja e shtatë nipërve dhe mbesave, lindi tre djem dhe një vajzë pasi iu nënshtrua procedurës së farëzimit artificial.

Televizioni gjerman “RTL” raportoi se katërnjakët, që lindën pas një ndërhyrjes cezariane ishin të parakohshëm, prej 26 javësh, por shanset për të mbijetuar janë të shumtë.

13 fëmijët e Annegret nga 9 – 44 vjeç kanë pesë baballarë të ndryshëm. Ajo vendosi të ketë fëmijë të tjerë, pasi vajza e vogël 10 – vjeçare i kërkoi një motër ose një vëlla.

Shtatzania e saj, rezultat i një trajtimi të posaçëm në Ukrainë, ka qënë në qendër të debatit në Gjermani. Shumë nëna e kritikuan vendimin, ndërsa mjekët patën dyshime nëse organizmi i saj do ta përballonte shtatzaninë.

Annegret nuk u shqetësua aspak duke thënë se, gjithkush duhet të bëjë atë që dëshiron.

Tv Klan

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat