Qëllon veten në kokë me pistoletë duke bërë selfie

Life style

Qëllon veten në kokë me pistoletë duke bërë selfie

Më: 23 maj 2015 Në ora: 17:27

Një e re nga Moska ka plagosur veten shumë rëndë pasi po përpiqej të bënte selfie me pistoletë.

21-vjeçarja ndodhej në zyrë kur mori një pistoletë me kalibër 9 milimetër për të bërë selfie.

Ndërsa po shkrepte telefonin, ajo aksidentalisht ka tërhequr këmzën e pistoletës, raporton “Interfax”.

“Veronika i kërkojë rojes t’i jepte pistoletën për të bërë një foto dhe ai nuk refuzoi. Ajo mori pistoletën dhe nisi të bëjë selfie dhe qëlloi vetën aksidentalisht në kokë”, thotë një dëshmitare për “LifeNews”.

Roja thotë se 21-vjeçarja tërhoqi këmzën dhe plumbi bëri rigoshet në mur duke e zënë në kokë.

Mjekët thonë se ajo ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërsa ajo rrezikon jetë, roja rrezikon gjashtë muaj burg.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat