Gjërat që çdo mashkull dëshiron tek një femër

Life style

Gjërat që çdo mashkull dëshiron tek një femër

Më: 20 maj 2015 Në ora: 22:23

Cdo njeri është i ndryshëm, por ka disa gjëra rreth femrave që bëjnë që cdo mashkull të vendose ta njoh atë më tepër. Nëse dëshironi të fitoni meshkullin e zemrës suaj, ju duhet të dini se cfarë I bën meshkujt të duan të njihen më shumë me ju. Ne do ju tregojmë se cfarë ka në trurin e një mashkulli dhe ju do të kuptoni se cfarë duhet bërë për ta tërhequr atë. Pra, cfarë do një mashkull I vërtetë tek një femër?

Një mashkull dëshiron një femër lozonjare
Ka dicka që i cmend meshkujt dhe I fton ata në një nivel më të thellë të “lidhjes”. Meshkujt adhurojnë të jenë aktiv dhe të luajnë. Fatkeqsisht, shumë femra e harrojnë këtë dhe duan të prekin mendjen e mashkullit. Por fakti është se meshkujt nuk “ndjejnë” për ju për shkak të asaj që ju thoni. Nuk janë fjalët ato që e tërheqin një mashkull, është eksperienca që ju krijoni me të. Shikoni ose luani sporte së bashku, bëhuni konkurent në lojra të thjeshta si ping pong-shtoni edhe ndonjë ngacmim të vogël dhe sarkazëm- dhe ju me të vërtetë që do të fitoni vëmendje dhe tërheqje.

Një mashkull do një femër që është e pavarur
Shumë femra mendojnë gabimisht se meshkujt duan një femër “të dobët” e cila do t’i bëjë ata të ndihen më të zgjuar dhe më të fuqishëm. Në fakt meshkujt e vërtetë duan një femër që i frymëzon ata sepse ajo ka gjëra të mrekullueshme në jetën e saj. Ata duan një femër që ka qëllimet e saj përvec se të qenurit në një marrëdhënie. Një mashkull i vërtetë nuk frikësohet nga pavarësia dhe suksesi. Ajo cfarë ka rëndësi tek një mashkull është që femra të ketë ende hapësirë në jetën e saj për një marrëdhënie të mirë dhe ajo i përkushtohet vetëm atij kur është me të. Mënyra më e mirë për ta komunikuar këtë tek një mashkull është të qëndroni të zënë dhe mos ta bëni papritur atë mashkull ‘botën tuaj’. Mos I hidhni poshtë interest tuaja, përgjegjësitë dhe miqtë për të qenë me të. Dhe atëherë kur jeni me të, qëndroni me të vërtetë me të- bëni qef dhe kushtojini vëmendje atij dhe asaj cfarë po bëni së bashku.

Një mashkull i vërtetë dëshiron një femër të pjekur emocionalisht
Një femër që ka maturinë të mos fajësojë apo kritikoj një mashkull për atë cfarë ajo ndjen, por ndan ndjenjat e saj në një mënyrë të sinqertë që e ndihmon mashkullin ta kuptojë më mirë, kjo e bën atë më tërheqëse tek një mashkull. Se si një femër i trajton emocionet e saj është një nga gjërat më të rendësishme që meshkujt shikojnë kur vendosin ta kenë apo jo seriozisht me një femër. Nëse ajo i lë ndjenjat e saj të dalin jasht kontrollit, ky është një flamur i madh i kuq për meshkujt. Por në anën tjetër nëse ajo i paraqet ndjenjat e saj në një mënyrë të qetë dhe jo dramatike, ajo do të fitojë respektin e tij dhe do ta bëjë atë të ndjenjë që ajo është partnerja ideale për të.

Një mashkull dëshiron një femër që e tërheq instiktivisht

Fakt: Meshkujt nuk kanë frikë ndaj angazhimit dhe marrëdhënies sa janë të frikësuar nga të qenurit në një lidhje me një femër me të cilën nuk ka pasion dhe tërheqje.
Një gjë e zakonshme që bëjnë femrat është që mundohem më shumë se duhet të terheqin vëmendjen e tij ose veprojnë sikur lidhja e tyre është shumë serioze shumë shpejt. Qetësohuni dhe lijini gjërat të ndodhin natyrshëm. Sigurohuni që të bëni dhe të thoni gjëra që argëtojnë dhe sjellin humor në lidhjen tuaj që në fillim.Nuka ka gjë më tërheqëse për një mashkull se një femër që e bën të clodhet dhe t’ia kalojë mirë. Ju mund ta bëni këtë duke e ngacmuar, flirtuar, duke bërë humor dhe duke qenë e paparashikueshme ( në një kuptim të mirë). Dukë përzier shumë aktivitete në lidhjen tuaj e bëni atë më argëtuese. Duke e bërë lidhjen tuaj më të bukur dhe duke u sjellë si një femër që është e hapur ndaj eksperiencave të reja është shumë tërheqëse për një mashkull.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat