Flet i dashuri i 19 vjeçares që u qëllua në kokë: Nuk doja të bëhej e famshme

Life style

Flet i dashuri i 19 vjeçares që u qëllua në kokë: Nuk doja të bëhej e famshme

Më: 20 maj 2015 Në ora: 20:27

I dashuri i 19 vjeçares e cila së fundi u qëllua në kokë, pasi po arrinte sukses në një emision televiziv për talente në muzikë, është arrestuar nga policia. Ai u deklarua i pafajshëm, por pranoi se nuk dëshironte që ajo të bëhej e famshme.

Mutlu Kaya u qëllua në kokë në shtëpinë e saj në provincën Diyarbakır dhe vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në spital.

Policia arrestoi Veysi Ercan, i dashuri i saj nën dyshimet se ai është autori i tentim-vrasjes.

Në dëshminë e tij, Ercan pranoi mos aprovimin e tij që Kaya të merrte pjesë në emision, megjithëse u betua se ishte i pafajshëm.

“Familja e saj dëshironte që ajo të merrte pjesë në garë pavarësisht se unë nuk doja. Është e vërtetë se kemi pasur mosmarrëveshje për këtë çështje por nuk e qëllova atë”, theksoi ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat