Vetëm 1% e fëmijëve duan të bëhen politikanë (jo këtu te ne)

Life style

Vetëm 1% e fëmijëve duan të bëhen politikanë (jo këtu te ne)

Më: 6 maj 2015 Në ora: 20:29

Ndërsa zgjedhjet në Britani janë në prag, një sondazh i YouGov tregon se vetëm një përqind e fëmijëve nga 8 deri në 15 vjeç duan të bëhen politikanë kur të rriten.

Politika është një nga zanatet më pak të preferuara.

Në krye qendron shkenca dhe teknologjia, më pas shëndeti, sporti dhe industritë kreative.

Sipas Mirror, ndoshta fëmijët nuk duan të bëhen politikanë, pasi nuk duan të përfundojnë në faqet e para të gazetave.

Para pak ditësh, Mirror raportoi për një grua, e cila duke shitur produkte kozmetike Avon, fitonte më shumë se kryeministri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat