Optimizmi është i mbivlerësuar, ja pse

Life style

Optimizmi është i mbivlerësuar, ja pse

Më: 5 maj 2015 Në ora: 23:43

Një studim i fundit ka rrëzuar stereotipin se një sjellje apo natyrë optimiste mund të rrisë performancën tuaj në punë.

Pjesëmarrësve të studimit të cilët ishin optimistë “të sëmurë” iu dhanë rezultate false të dobëta për të mos qenë optimistë në punën e ardhshme që do të bënin.

Një grupi të dytë iu kërkua që të parashikonin performancën e grupit të parë.

Ata parashikuan që këta do të kishin një performancë të dobët.

Por në fund të testimit u vërtetua që gjendja shpirtërore nuk kishte asnjë impakt në rezultatet e punës.

“Nga testimet e shumta që bëmë rezultoi se të qenit optimist ndikonte më pak se 5 përqind në rezultatin e punës”, tha drejtuesja e këtij studimi Elizabeth Tenney.

Nga 99 pjesëmarrës vetëm 4 arritën të kishin rezultate paksa më të mira kur ishin në një humor më të mirë ndërkohë që në pjesën tjetër nuk pati asnjë ndryshim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat