Katër ditë pas lindjes publikohen foto, ja princesha Charlotte 10 vjeç!

Life style

Katër ditë pas lindjes publikohen foto, ja princesha Charlotte 10 vjeç!

Më: 5 maj 2015 Në ora: 22:44

Edhe pse vetëm 4 ditëshe, foto të Princeshës së re të Cambridge në moshën 10-vjecare kane nisur të qarkullojnë në internet.

Admirues të familjes mbretërore kanë realizuar një fotografi të një vajze të vogël, që supozohet të jetë Princesha pas 10 vitesh.

Artisti amerikan Joe Mullins, ka përdorur fotografi të Princit William dhe bashkëshortes së tij, dukeshës Kate, dhe nëpërmjet programeve kompjuterike ka realizuar këtë portret të Princeshës Charlotte, sikur trashëgimia e tipareve të bëhet 50 me 50 nga të dy prindërit.

Ky version kompjuterik i Princeshës Charlotte 10 vite më vonë, është aq i përsosur sa të jep përshtypjen e një karakteri të animuar. Charlotte ka marrë më të mirën e prindërve të saj.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat