Mesazhet telefonike lehtësojnë dhimbjet gjatë operacionit

Life style

Mesazhet telefonike lehtësojnë dhimbjet gjatë operacionit

Nga: Përktheu: Diana Bunjaku Më: 1 maj 2015 Në ora: 10:49

Sipas një hulumtimi , akti i thjeshtë i ( të shkruarit sms) me celular gjatë një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale, mund të reduktojë ndjeshëm kërkesën e një pacienti, për lehtësimin e dhimbjeve.

Provoni një test :

Është një akt po pothuajse krejt i thjeshtë, ku ju duhet ta shkruani vetëm një mesazh në telefonin e juaj celular, dhe ai do të mund të reduktojë ndjeshëm, në sikletin apo dhimbjen, që ka pacienti ( gjatë shtrirjes së tij ne repartin mjekësor)

Në një eksperiment të ri, thuhet se pacientët të cilët ishin duke shkruar mesazhe në celularët e tyre, gjatë një operacioni të vogël, ishin gjashtë herë më pak të stresuar dhe me më pak dhembje se ata të cilët nuk e kishin përdorur celularin gjatë operimeve të vogla.

Ky eksperimenti është bërë i ditur duke bërë kështu edhe jehonë, pas kryerjes dhe konstatimit të ekipit në spitalin “LaSalle në Montreal”.

Kurse pacientët të cilët nuk përdorin celularët e tyre, gjatë operimeve të vogla ishin dy herë më shumë me dhimbje e stresi.
Imagjinoni, një pajisje e vogël elektronike e mbajtur në dorën, do t’ua zvogëlojë dhimbjen pacientëve gjatë operacionit, dhe do tua bëj të mundshme mjekëve që të përdorin anestezion më pak të fuqishëm.

Sipas këtij hulumtimi akti i thjeshtë i ( i të shkruarit mesazhe në celular) gjatë një procedure të vogla kirurgjikale, mund të reduktojnë ndjeshëm edhe në kërkesën e një pacienti për lehtësim të dhimbjes që ka ai gjatë asaj kohë, sa është i shtrirë.

Dhe derisa ju mund shkëmbeni mesazheve me mikun tuaj më të mirë, kjo do t’ju ndihmojë edhe më shumë.
Studimet gjetën, se në qoftë se ju jeni duke shkruar mesazhe me njerëzit e dashur nga distanca e largët shanset janë më të vogla që ju do të kërkoni ilaçe, dhe ato do të reduktohen deri në, (më shumë se 80 për qind).

Eksperimenti është kryer nga një ekip në spitalin “LaSalle në Montreal” në të cilin janë përfshirë 98 vullnetarë , të cilët kanë pasur operacione të vogla nën anestezion lokal.

Pacientët u ndanë në katër grupe : një grup të cilët luajtën lojë me celular “Angry Birds” , një pjesë tjetër që (shkruan mesazhe ) mikut, mikës, të dashurit, të dashurës, apo familjarëve të ngushtë, dhe ata të cilët nuk përdorën celularë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat