Letra më e bukur e dorëheqjes

Life style

Letra më e bukur e dorëheqjes

Më: 28 prill 2015 Në ora: 21:25

Një punëtor i ka dërguar punëdhënësit të tij ndoshta një ndër letrat më interesante të dorëheqjes së shkruar ndonjëherë.

Shumë njerëz kur japin dorëheqjen përpiqen të largohen sa më miqësisht, por jo ky person.

“Më vjen keq që pata rezultate jo të mira në punë pasi më vdiq njerka, por si gjithë njerëzit dhe unë u preka shumë emocionalisht.

Më vjen keq gjithashtu që u sëmura dhe nuk erdha në punë pasi kisha frikë mos infektoja dhe të tjerët.

Më vjen keq që punova 47,5 orë në javë për shtatë muaj pa u paguar për orët ekstra.

Duket qartësisht që unë jam një punonjës tmerrësisht i dobët dhe për këtë kërkoj falje. E di që e keni bezdi që dikush t’iu thotë se si të bëni punën tuaj, por iu sugjeroj të gjeni zëvendësuesin tim, menjëherë!”, shkruan punonjësi i irrituar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat