Britani, debat për emrin e bebit mbretëror

Life style

Britani, debat për emrin e bebit mbretëror

Më: 28 prill 2015 Në ora: 20:03

Ndërsa Uilliam dhe Kejt po presin fëmijën e tyre të dytë, e cila do të jetë vajzë, në Britani po gëlojnë spekulimet për emrin e Princeshës.

Teksa bota po pret lindjen e bebit, emri i tij ka hapur debate – kjo për faktin se kemi të bëjmë me një emër vajze. Lindja e saj do të jetë historike: do të jetë princesha e parë e Kembrixhit, e lindur në një familje mbretërore, pas 182 vitesh.

Familja mbretëore, kur duhet të zgjedhë një emër fëmije, i kthehet pemës së familjes. Zakonisht, ata zgjedhin emra të dinastisë: Elizabetë, Alisë, Viktoria dhe Sharlotë.

Ekspertja mbretërore, Viktoria Arbiter, thotë se emërtimi i një princeshe të sapolindur, me emrin e Dianës, Princeshës së Uellsit, e ka shtuar presionin mbi çiftin mbretëror.

Sipas sondazheve, Diana është një emër popullor. Por amund të shpresojmë që emri që do t’i vënë Princeshës që do të lindë së shpejti, të jetë Diana?

Vërtet Diana kishte një bukuri mahnitëse, ishte sharmante, inteligjente – një grua tepër e rrallë. Mirëpo, emri i Dianës, përveç vlerësimeve të pashoqe, është shoqëruar shpesh edhe me kritika dhe akuza.

Nëse e quajnë Diana, a do të ishte kjo një shuplakë në fytyrë ndaj monarkisë?

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat