Si të përdorni brushën për hijëzimin e faqeve

Life style

Si të përdorni brushën për hijëzimin e faqeve

Më: 26 prill 2015 Në ora: 23:42

Hijëzimi apo skuqja e faqeve gjallëron fytyrën dhe ju bën të dukeni të shëndetshëm, madje edhe një femër shumë të moshuar. Ky hijëzim paraqitet në ngjyra të llojllojshme. Po ju paraqesim mënyrat e aplikimit të hijëzimit dhe shkaqet pse duhet ashtu.

Faqet
Jep një buzëqeshje mahnitëse. Ka një arsye pse duhet aplikuar tek faqet, kjo nënkupton efektin e bukur, rinor dhe delikat (sidomos gjatë një foto sesioni). Keni dëgjuar se kjo nuk vlen për fytyrat e rrumbullakëta, nuk është aspak e vërtetë.

Mollëzat
Një tjetër mënyrë e aplikimit shumë e duhur. Për të definuar këndet e fytyrës dhe ti jepni efekt trendi, koncentrohuni në skuqjen lartë faqeve, në mollëzat. Vërtetë do të dukeni shumë tërheqëse.

Poshtë faqeve
Tani po lëvizim në një territor paksa më të pazakontë. Sipas trendeve më të fundit gjithnjë e më shumë po eksperimentohet me nuancimin e faqeve. Është mjaft interesante edhe hijëzimi poshtë faqeve për të dhënë efekt të përsosur. Aplikohet formulë e re me xhel të kuq me përzierjen e dy produkteve të buzëve, me qëllim për t’iu dhënë modeleve theksim të faqeve të skuqura.

Pranë syve, Chanel Couture Pranverë 2011
Nëse jeni të etur për një pamje të pamundur dhe krejtësisht unike, bëhuni shumë qëllimplotë në aplikimin e zgjedhjes dhe veshjes suaj, si dhe përdorni një brushë të vogël për të bërë hijëzimin apo skuqjen në qoshet e jashtme të syve tuaj. Kjo mund të tingëllojë shumë bukur, por edhe ndoshta shumë e shpifur. Ju vendosni vet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat