Grida Duma një bashkëshorte dhe nënë e shkëlqyer

Life style

Grida Duma një bashkëshorte dhe nënë e shkëlqyer

Më: 26 prill 2015 Në ora: 22:38

Grida Duma është emri i Partisë Demokratike që do të përpiqet të thyeje Vangjush Dakon në Durrës. Ajo është bërë e njohur për publikun kryesisht pas marrjes së postit të zv.ministressë Integrimit, por karriera e saj në ngjitje nuk fillon aty.

Opozita.com ka përgatitur një jetëshkrim të shkurtër të GridaDumës duke përfshirë jetën familjare por edhe karrierën e saj.

Asaj i pëlqen të prezantohet në publik me mbiemrin e saj, por në të vërtetë, mbiemri me të cilin është regjistruar në Gjendje Civile është ai i bashkëshortit të saj, Shqina. Grida është emartuar me me z.Ilir Shqina. Nuk njihet mediatikisht si bashkëshortja e tij. Emri i tij qarkullon më shumë në rrethet diplomatike.

Ai ka punuar në Ministrinë e Integrimit, ashtu sikurse edhe Grida. Ka qenë këshilltari i kësaj ministrie, e cila drejtohej nga Majlinda Bregu. Iliri dhe Grida kanë 18 vjet martuar dhe fryti i dashurisë së tyre është Darieni.

Grida ishte vetëm 20 vjeç kur është martuar me profesorin e saj.

Është motra e madhe e një familjeje me tre vajza, e cila tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm Grida jeton në Shqipëri.

Duma është e datëlindjes 1977, ka lindur në Durrës ku ka kryer edhe shkollën e mesme.

Përfundoi studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofisë dhe Sociologjisë, duke u diplomuar në Sociologji.

Në periudhën 1997 – 1998 ka punuar si koordinatore projekti pranë Këshillit Rinor Shqipta. Kurse përgjatë viteve 1999-2009 u angazhua në një biznes privat si Drejtore Ekzekutive.

Në vitin 2004 kreu studimet Master në Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranës në bashkëpunim me Universitetin “Abraham Linkoln” në Nebraska, SHBA.

Ajo mori titullin Doktor i Shkencave Ekonomike në vitin 2006. Gjatë kesaj periudhe, deri në vitin 2011 ka qenë lektore në disa universitete private si edhe në departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Tiranës.

Ka qenë Eksperte Udhëheqëse dhe Konsulente e një serë projektesh në fushën e arsimit të organizatave dhe fondacioneve që veprojnë në Shqipëri si OSBE dhe Fondacioni Soros. Nga tetori 2011 deri në shtator 2013 kreu funksionin e zv.Ministres së Integrimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat