Pse seksi dhemb?

Life style

Pse seksi dhemb?

Më: 25 prill 2015 Në ora: 12:06

Seksologu Yvonne K. Fulbright ka rrëfyer për Marie Claire sesi të shpëtoni vaginën dhe jetën tuaj seksuale. Ja problemet e mundshme gjatë marrëdhënieve seksuale:

1- Nuk jeni lubrifikuar mjaftueshëm-Edhe pse vagina juaj është një vetlubrifikues natyral, ju duhet të përdorni lubrifikues sepse në të kundërt do të vuani nga thatësia.

2- Jeni alergik ndaj lodrave të seksit ose produkteve të tjera- Meqënëse jemi këtu: ju nuk duhet të shkoni në një sex shop dhe të merrni lodrën më të lirë! Madje edhe lubrifikantët kanë në përbërje kimikate të ndryshme, të cilat mund të dëmtojnë balancën e Ph në vaginë. E njëjta gjë vlen edhe për produktet të tjera si prezervativi. Nëse ndjeni ndonjë lloj irritimi pas përdorimit, provoni t’i përmbaheni produkteve me bazë natyrale dhe të shihni sesi ndikojnë në trupit tuaj.

3- Qime nën lëkurë- Ndonjëherë një depilim i dështuar i bikinit mund t’ju lërë më puçra të pakëndshme, të cilat mund të jenë të dhimbshme kur ka fërkime. Nuk mund të bëni shumë në ato momente, thjesht pastrojini ato vetë.

4- Jeni duke praktikuar pozicionin e gabuar-Fajësojmë librat e Kamasutrës për pozicionet seksuale që na mësojnë, por ndonëse është shumë mirë të eksperimentoni dhe të devijoni nga rutina e përditshme, ndonjë pozicion seksual i caktuar thjesht nuk bën për ju.

5- Përmasat e mëdha të partnerit- Kur vjen puna te penetrimi, ndoshta ‘arma’ e tij nuk përputhet me ‘kutinë tuaj të pistoletës’. Thënë ndryshe ju duhet fillimisht të çliroheni dhe të nisni me lëvizje të thjeshta, provoni psh. pozicionin e misionarit.

6- Sapo keni lindur- Së pari, nëse dëshira juaj seksuale mund të kthehet menjëherë pas lindjes, LUM SI JU! Por kujdes: Që kur vagina juaj në thelb është ‘shkatërruar’ (duke sjellë në jetë një mrekulli:), trupi juaj ka nevojë për kohë për t ‘ju kthyer lavdisë së mëparshme. Disa mjekë sygjerojnë se 4-6 javë pas lindjes është në përgjithësi normale për ju t’i riktheheni zakonave në shtrat, por kjo varet nga trupi juaj.

7- Keni infeksione të transmetueshme apo sëmundje inflamatore- Infeksionet ta shpifin. Sëmundjet inflamatore ta shpifin. Herpersi ta shpif. Merrni informacion se me kë jeni duke fjetur dhe bëni rregullisht teste nëse nuk jeni në një marrëdhënie monogame.

8- Jeni e virgjër- Nëse e keni kursyer veten për momentin e duhur, duhet ta dini se ju presin disa siklete të vogla. Në fund të fundit, himeni (cipa e virgjërisë) është një mur fizik që bllokon hyrjen.

9- Nuk keni bërë seks për një kohë të gjatë- Këtu lufta është e vërtetë. Seriozisht nëse nuk e praktikoni atë, do e humbisni. Nuk po themi se ju duhet të vendosni seksin në axhendën tuaj, por është normale të keni dhimbje nëse nuk e keni praktikuar që nga sezoni i parë i “Game of Thrones” (2011)

10- Kaloni direkt te seksi- Harroni çdo skenë seksi që keni parë më parë te “50 Shades of Grey”, Nicholas Sparks, etj. Duke kaluar direkt te seksi mund të krijoni fërkime të panevojshme mes vaginës suaj dhe organit të partnerit. Ndiqni mençurinë e breshkave: Dalë ngadalë!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat