Paguhet për të parë porno

Life style

Paguhet për të parë porno

Më: 25 prill 2015 Në ora: 08:21

Çdo ditë, pasi çon në shkollë djalin e tij 4-vjeçar, Jason Fredric Gilbert mbyllet në dhomën e tij, jo për të fjetur sërish apo për të mbajtur zhurmat larg, por më shumë për të mos lejuar që vjehrra të hyjë dhe ta gjejë duke parë porno.

Të shohë filma për të rritur është puna e përditshme e Gilbert, 37 vjeç, për të cilën thotë se nuk është ‘një punë ëndrrash’, por e mjaftueshme për të siguruar disa të ardhura shtesë në familje.

37-vjeçari punon për një kompani izraelite në Tel Aviv me një detyrë sa të thjeshtë, aq edhe të komplikuar; të përkthejë filmat pornografikë.

Ai thotë se përkthen 30-60 filma të tillë në vit.

“Pjesa më të madhe të përkthimeve e përbëjnë pasthirrmat bazë të filmave pornografikë si ‘ooh’, ‘aah’, ‘oh Zot’ dhe ‘Dua përsëri!” – rrëfen ai.

Për shumë është e vështirë të kuptohet se përse duhet përkthyer një film pornografik, aq më tepër që në këtë industri ka filma me thuajse zero dialog. Por arsyeja që Gilbert, dhe të tjerë si puna e tij merren me këto përkthime, është një detyrim ligjor që ka vendosur shteti izraelit, ku çdo material i huaj duhet të përkthehet titrohet me gërma hebraike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat