Biseksualët, partnerët më pak të kërkuar

Life style

Biseksualët, partnerët më pak të kërkuar

Më: 23 prill 2015 Në ora: 16:40

Një studim i fundit sugjeron se biseksualët preferohen më pak nga dy orientimet e tjera.

Shpesh, njerëzit me prirje biseksuale, përballen me stereotipe. Ata mund të shihen si seksualisht konfuzë, jobesnikë dhe të paaftë për të ruajtur një lidhje. Këto pikëpamje negative krijohen kryesisht nga heteroseksualët, por edhe nga homoseksualët.

Një studim i fundit i publikuar në revistën Psikologjia e Orientimit Seksual dhe Diversitetit Gjinor sugjeron se biseksualët preferohen më pak nga dy orientimet e tjera. Këta të fundit janë më pak të interesuar për t’u përfshirë në marrëdhënie romantike me persona biseksualë.

Studimi u krye me 801 pjesëmarrës, të cilët u pyetën online për gatishmërinë për të krijuar një lidhje seksuale, ose romantike me biseksualët. Orientimet dhe racat e tyre ishin të ndryshme. Ata u përgjigjën nëse do të donin të kryenin marrëdhënie seksuale me një biseksual, të dilnin me të, ose të krijonin një marrëdhënie të qëndrueshme me një mashkull, ose një femër biseksuale, që e konsideronin tërheqëse.

Pjesëmarrësit treguan se ishin të hapur për lidhje seksuale, ose romantike me një biseksual tërheqës, shkruan Shekulli. Mirëpo, ndërsa biseksualët kishin më tepër interes ndaj biseksualëve të tjerë, heteroseksualët dhe homoseksualët ishin më pak të interesuar për një lidhje të qëndrueshme me ta, edhe pse pranuan se mund t’i kryenin dy format e tjera të sjelljes. Më pak të prirurat të raportonin interes ndaj tyre ishin femrat heteroseksuale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat