Horoskopi 19 prill 2015

Life style

Horoskopi 19 prill 2015

Më: 19 prill 2015 Në ora: 07:58

Dashi

Jeta juaj në çift do jetë e mrekullueshme sot. As vetë nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë se gjërat mund t'iu ecnin kaq mirë. Problemet mungojnë ditën e sotme.

Demi

Përkushtojuni me gjithë shpirt partnerit tuaj sot nëse doni që të ndiheni mirë. Ai nga ana e tij do presë momentet e duhura dhe do ju surprizojë pa fund.

Binjakët

Do jeni të angazhuar me punë gjatë gjithë kësaj dite ju të dashuruarit dhe nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur atij që keni ne krah.

Gaforrja

Sektori i financave do vazhdojë të mbetet i trazuar. Merrni masa ose kërkoni sa më parë ndihmë. Po ja latë gjërat kohës do keni më tepër vështirësi.

Luani

Tregohuni sa më të arsyeshëm sot ju të dashuruarit dhe do e shihni që gjeëat kanë për t'iu ecur mirë. Toleranca dhe bashkëpunimi do jenë pika kyçe.

Virgjëresha

Do kënaqeni pa fund sot ju që jeni në një lidhje do dëshironi të qëndroni pranë atij që doni. Në disa momente madje do i sqaroni shpejt edhe disa mosmarrëveshje të vogla.

Peshorja

Do jeni entuziastë, por dhe mjaft impulsive sot ju të dashuruarit. Shumë gjëra kanë për të qenë ndryshe nga sa i kishit imagjinuar prej kohësh.

Akrepi

Do jeni mjaft kritikë ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund t'iu lindin mosmarrëveshje. Duhet patjetër të ndryshoni mënyrën e të menduarit.

Shigjetari

Në planin sentimental nuk do ndodhë asgjë e jashtëzakonshme sot. Merrini gjërat si t'iu vijnë pa kërkuar gjëra të ekzagjëruar. Beqaret do tërhiqen mjaft nga disa persona.

Bricjapi

Pasioni do rivijë sot në jetën tuaj në çift dhe gjithçka do marrë një pamje me tjetër. Në disa momente mund të përjetoni edhe emocione të fuqishme.

Ujori

Nëse keni shume kohë pranë partnerit, sot gjërat do ju ecin mjaft mirë. Nuk do e mbani aspak mendjen tek e shkuara dhe do ndiheni të qetë.

Peshqit

Jeta juaj në çift do jetë disi më e qetë se disa kohë më parë. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni t'i ndreqni sa më parë ato.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat