Horoskopi 16 prill 2015

Life style

Horoskopi 16 prill 2015

Më: 16 prill 2015 Në ora: 07:31

Dashi

Nën ndikimin e madh të Venusit ju do i jepni më shumë prioritet se kurrë më parë jetës në çift. Do ndiheni mirë pranë personit që dashuroni dhe do ndiheni gati të hidhni çdo hap me të.

Demi

Çështjet e zemrës kanë për t'iu ecur për mrekulli sot ju të dashuruarve. Do i sqaroni edhe disa mosmarrëveshje të së shkuarës dhe gjithçka ka për t'iu ecur mirë. Beqarët duhet të tregohen të matur në mënyrë që gjithçka t'iu ecë për mrekulli.

Binjaket

Do ju mungojë qëndrueshmëria sot ju të dashuruarve dhe gjërat nuk kanë për t'iu ecur si e kishit ëndërruar. Do jeni kokëfortë dhe të paqëndrueshëm. Beqarët nuk duhet të bëjnë gjëra me nxitim sepse do pendohen shpejt dhe do vuajnë

Gaforrja

Shprehini më shumë ndjenjat sot ju të dashuruarit sepse në këtë mënyrë do e bëni edhe partnerin të ndihet më mirë. Plutoni do ndikojë negativisht në planin financiar dhe do ju shtyjë drejt gabimeve të mëdha.

Luani

Do bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël sot ju të dashuruarve në mënyrë që gjërat të kenë ndonjë ndryshim të vogël ne jetën në çift. Partneri do ju vlerësojë pa fund. Beqarët nuk do ndihen aspak gati për të ndryshuar statusin e tyre dhe do i refuzojnë ftesat që do ju bëhen.

Virgjeresha

Nuk do keni as vështirësinë më të vogël sot ju të dashuruarit dhe gjithçka ka për t'iu ecur mirë në jetën në çift. Ne planin financiar mundohuni të tregoheni të kujdesshëm që gjendja të mbetet e qëndrueshme.

Peshorja

Gjerat kanë për t'iu ecur më së miri sot juve që jeni në një lidhje edhe pse kohët e fundit ja keni acaruar disi ndjenjat atij që keni në krah. Toleranca e tij është e madhe. Beqarët do ndihen si të përhumbur dhe nuk do i pranojnë ftesat që do ju bëhen.

Akrepi

Mendoni të largoheni nga rutina e jetës së përditshme dhe provoni eksperienca të reja me partnerin tuaj sot. Keni për ta parë që do ndiheni sikur do rilindni. Beqarët do jenë të papërqendruar dhe nuk i pranojnë për asnjë çast ftesat që do ju bëhen.

Shigjetari

E gjithë atmosfera që do krijohet në jetën tuaj në çift sot do varet nga sjellja juaj. Tregohuni sa më të matur dhe sa më të kujdesshëm që të mundeni. Nëse kryeni shpenzime të konsiderueshme sigurisht që edhe gjendja do bëhet delikate.

Bricjapi

Do mbylleni në vetvete sot ju të dashuruarit dhe nuk do mund të ruani një komunikim të ngrohtë me partnerin. Ai në fakt do ua ketë vërtet nevojën. Beqarët do jenë të paqartë për atë që duan të bëjnë dhe do ngurrojnë të hedhin hapa.

Ujori

Asgjë nuk ka për t'iu ecur mirë juve që jeni ne një lidhje, përkundrazi do keni mosmarrëveshje të shumta me partnerin. Secili do kërkojë të dalë e tija dhe nuk do hapë rrugë aspak. Beqarëve do ju rrahë zemra fort për një person dhe do bëjnë të pamundurën për ta tërhequr pas vetes.

Peshqit

Shprehini sa më shumë ndjenjat gjatë kësaj dite ju që jeni në një lidhje, sepse vetëm ne këtë mënyrë atmosfera do fillojë të ngrohet. Beqarët do jenë materialistë dhe do kërkojnë persona të pasur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat