Gjërat që nuk duhet t'i bëni kurrë në një marrëdhënie

Life style

Gjërat që nuk duhet t'i bëni kurrë në një marrëdhënie

Më: 30 mars 2015 Në ora: 18:59

A ka gjëra të caktuara në një marrëdhënie intime, që duhet të futen në "zonën e kuqe"? Po! Ja disa këshilla për ta ruajtur lidhjen ndërmjet jush dhe partnerit, duke mos rënë në gabime që mund t'ju kushtojnë shtrenjtë.

Mos i lani dhëmbët së bashku

A do të dëshironit që ta shikoni të dashurin tuaj teksa po i pastron dhëmbët, apo edhe më keq, a do ta lejonit që ai të ju shikojë ju? Më mirë do të ishte që të ju shikojë në rroba të brendshme seksi!

Mos i bëj dhurata sikur t’ia kishte blerë e ëma

A e keni vërejtur ndonjëherë se meshkujt nuk provojnë t'ju mahnitin me deodorantin tuaj të preferuar? Me sa duket, femrat kënaqen kur mashkullit i dhurojnë tri furça për pastrimin e dhëmbëve. Ndoshta mendoni se kjo është shenjë e afërsisë dhe kushtimit të vëmendjes, por ekziston rreziku që nga roli i të dashurës të rrëshqitni dhe ta luani rolin e nënës.

Shmangni rutinën seksuale

Skenari klasik: E keni zbuluar çfarë e kënaq në shtrat dhe nuk eksperimentoni më, por vetëm ju përmbaheni lëvizjeve të provuara dhe të suksesshme. “Por, mos mendoni se nëse bëni dashuri bashkë për një kohë të gjatë do të thotë se kuptoni gjithçka tek ai”, paralajmëron dr. Eblou. Meshkujt që e tradhtojnë partneren, shpesh në shtëpi provojnë një lloj të vetëm të seksit, ndërsa në anën tjetër praktikojnë diçka krejt tjetër, kryesisht variante avanturieriste. Kjo pasi kurë nuk kanë guxim t’i tregojnë të dyja anët e tyre.

Mos ia trego mangësitë

Jeni larg njëri-tjetrit. Kur vjen në dhomën e gjumit, e merr edhe macen me vete. Kjo, sipas mendimit të dr. Eblou, është periudhë kritike, ngase ekziston rreziku që të zhvillohet ndarja midis juve.

Mos qëndroni gjatë gjithë kohë bashkë

Të qenurit "i ngjitur" me njëri-tjetrin, sipas Dr. Elbou, është një ndër mëkatet më të këqija. "Nëse ju ngufat kohë pas kohe, do të ishte mirë t’i thoni: Gjatë kësaj fundjave jam e zënë. Duhet të jeni në gjendje ta shikoni njëri-tjetrin, ngase në këtë mënyrë njerëzit afrohen ndërmjet tyre", këshillon ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat