Kryen seks me dy oficerë, i akuzon për përdhunim

Life style

Kryen seks me dy oficerë, i akuzon për përdhunim

Më: 29 mars 2015 Në ora: 11:56

Një vajzë akuzoi dy oficerë, duke thënë se ata ishin përpjekur ta përdhunonin atë, pasi ajo ndihej në siklet të pranonte se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dy.

Nicole Richess, 20 vjeç, kreu marrëdhënie me dëshirë me dy oficerët në shtëpinë e një shoku, dhe më vonë në shtëpinë e saj, por kjo i kushtoi shtrenjtë.

I dashuri i saj, Alex Ganter kishte dëgjuar thashetheme se ajo e kishte tradhtuar. Ndaj vajza e frikësuar akuzoi dy burrat e pafajshëm, të moshës, 23 dhe 24 vjeç, se e kishin detyruar të kryenin seks me të.

Në këtë mënyrë, partneri i saj prej tre vjetësh, e detyroi të shkonte dhe të raportonte në polici për 'sulmin'.

Mashtrimet e saj rezultuan me arrestimin e dy oficerëve. Megjithatë, zyrtarët filluan të kuptojnë se Richess ishte shtirur, kur ata u mblodhën dëshmitë e ushtarëve dhe miqve të saj. Vajza u akuzua për mashtrim dhe u arrestua.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat