Doni një jetë më aktive, edhe pse në moshë të tretë?

Life style

Doni një jetë më aktive, edhe pse në moshë të tretë?

Më: 5 mars 2015 Në ora: 19:37

Aktiviteti fizik është investimi më i mirë shëndetësor që mund të bëni për veten tuaj në çdo kohë. Elton Bano, fizioterapist, do të na tregojë sesi mund të ushtroheni edhe në moshën e tretë.

“Aktiviteti fizik duhet të jetë shumë i moderuar, sidomos në moshën e tretë, për të vetmen arsye sepse duhet të ketë një dozim të saj”, thotë Eltoni.

Levan Mara është 62 vjeç, ka pasur një jetë aktive dhe ka vendosur, me sa të mundet, të mos heqë dorë prej saj...

Në video mund të shihni disa prej ushtrimeve kryesore, që mund të kryhen për një jetë më aktive në moshën e tretë.

“Përveç këtyre ushtrimeve që realizuam, ka edhe një gamë të tërë ushtrimesh të tjera, të cilat mund të bëhen nën kontrollin e një fizioterapisti ose një terapisti ushtrimor”, deklaron Eltoni.

Këto ushtrime do t’iu marrin çdo ditë deri në 15 minuta kohë, por do t’iu japin një jetë më aktive dhe energjike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat