Femrat që shtiren, më shumë orgazma se të tjerat

Life style

Femrat që shtiren, më shumë orgazma se të tjerat

Më: 4 mars 2015 Në ora: 18:47

Shumë femra aktrojnë për të kënaqur partnerët e tyre duke bërë orgazma të shtirura.

Por një studim i fundit thotë që femrat që shtiren kanë më shumë mundësi të kalojnë një orgazëm krahasuar me femrat që nuk shtiren.

Rreth 80 përqind e femrave shtiren kur bëjnë seks, por kjo nuk është një gjë e keqe.

Studimi thotë se femrat shtiren në përpjekje për të patur një orgazëm të vërtetë, dhe shumë shpesh ndodh që t’a kenë.

Studiuesit morën për eksperimentim 481 femra heteroseksuale të cilat ishin në lidhje por jo serioze.

Rezultatet e studimit treguan se një pjesë e konsiderueshme e femrave që shtireshin kishin kaluar të paktën një herë në orgazëm.

Sipas studimit femrat shtiren për shkak të altruizmit, pra për të kënaqur partnerin.

Një tjetër arsye ishte edhe fakti se nuk donin që seksi të ishte një eksperiencë negative.

Më e rëndësishmja natyrisht që ishte fakti që femrat gjatë shtirjes stimulonin një orgazëm të vërtetë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat