Shkenca qetëson meshkujt, ja sa është gjatësia mesatare e "mikut"

Life style

Shkenca qetëson meshkujt, ja sa është gjatësia mesatare e "mikut"

Më: 3 mars 2015 Në ora: 23:09

Shkenca më në fund qetëson meshkujt në të gjithë botën, veçanërisht ata që kanë “probleme” me përmasat e organit gjenital. Të dhënat e fundit tregojnë se si gjatësia mesatare e organit seksual të mashkullit nuk është 15 centimetra siç mendohet gjerësisht, por dy centimetra më pak.
Një studim i fundit ka analizuar 17 studime ku janë përfahirë 15 500 meshkuj, ku mesatarja e gjatësisë së organit të tyre gjenital është 13.12 cm në fazë eksitimi dhe 9.16 cm në fazë normale.
Studimi është zhvilluar nga shkencëtarët anglezë të “Institute of Psychiatry” i King's College në Londër, dhe i publikuar në revistën “BJU International”.
Në studim citohen raste të meshkujve që kanë gjatësi të organit gjenital nga 4.8 cm deri në 21.2 cm në rast eksitimi.
Megjithatë studiuesit priren të qetësojnë meshkujt që nuk kanë gjatësi maksimale të organit gjenital, duke thënë se normalja e gjatësisë është nga 9-13 centimetra.
Bëhet fjalë për të parin studim shkencor me analiza sistematike të përmasave të organit seksual të mashkillit dhe David Veale, drejtues i studimit thotë se, “Mendojmë se këto të dhëna mund të ndihmojnë mjekët që t’iu shpjegojnë pacientëve se organi i tyre hyn në gjatësinë mesatare”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat