Përse kryqëzojmë gishtërinjtë për të patur fat?

Life style

Përse kryqëzojmë gishtërinjtë për të patur fat?

Më: 29 janar 2015 Në ora: 15:28

Ekzistojnë dy teori. E para e çon origjinën e këtij gjesti në traditat kulturore parakristiane të Evropës Perëndimore, sipas të cilave në pikën ku kryqëzoheshin gishtat qëndronin shpirtrat e mirë: kryqëzimi i gishtit tënd me atë të një miku nënkuptonte lutje për plotësimin e dëshirave të tij.

Për teorinë e dytë, disi më e besueshme, ky gjest lindi mes komuniteteve të parë kristianë, që ishin të detyruar ta predikonin në fshehtësi kultin e tyre.

Për të njohur njëri-tjetrin, të krishterët kryqëzonin gishtërinjtë me ata të një tjetër besimtari.

Në mënyrë të veçantë, ata bënin gishtin e madh dhe atë tregues në formë L-je: gishtërinjtë e mëdhenj kontaktoheshin mes tyre dhe me gishtërinjtë tregues të kryqëzuar formonin simbolin e peshkut (Ichthys, akronim i “Jezu Krishti, biri i Zotit Shpëtimtar”).

Gishtërinjtë e të njëjtës dorë nisën të kryqëzohen gjatë Luftës Njëqind Vjeçare (1337-1453) për të “thirrur” mbrojtjen hyjnore gjatë betejës. /bota.al/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat