Përgjigjja e një gruaje për burrin e saj dhe një prostitutë

Life style

Përgjigjja e një gruaje për burrin e saj dhe një prostitutë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 18:28

Pasi një prostitutë nga New Yorku shkroi një letër dedikuar një gruaje, burri i të cilës e tradhtonte me një punëtore seksi, një grua ka vendosur ti kthejë përgjigje, por duke ju drejtuar bashkëshortit të saj. E në fakt prostituta, e cila kishte vendosur pseudonimin April Adams, kishte pyetur gruan se kur kishte qenë hera e fundit që kishte bërë seks tre herë në javë? Adams arsyetonte se burrat shkojnë me një prostitutë, pasi gratë e tyre shpesh nënvlerësojnë dashurinë në aspektin fizik. Ndërkohë që gruaja thoshte se një martesë nuk përbehet vetëm nga detyrimet por edhe kënaqësitë e partnerëve për ta ndihmuar njëri-tjetrin.


“E marr me mend se April di shumë gjëra mbi burrat, por nuk di, për shembull, se unë dhe ti, në mbrëmje, tani, në vend që të bëjmë dashuri, lexojmë së bashku një përrallë për të voglin tonë Mattia që na merr 30 minuta të gjata që ta zërë gjumi me pyetjet e tij: “Përse mami? Përse babi?”. Është seksi, apo jo? Ajo nuk e di që ndërsa unë mbaroj së rregulluari shtëpinë, ti lan pjatat dhe kur duam të shohim së bashku, pjesën e parë të “Fargo”, në krevat unë bie në gjumë pas 3 minutash dhe ti ndoshta pas 5 minutash”, i thoshte gruaja burrit të saj.


Ndërkohë që prostituta në letrën e saj i jepte një kuptim pozitiv tradhtisë që burrat kryenin me to, pasi në këtë mënyrë shprehnin se dëshironin të ruanin martesat e tyre.

Sipas saj ata burra që kishin pasur një marrëdhënie me një prostitutë, “kishin zgjedhur një dashuri surrogate pak më të çrregullt”.

“Nuk po them se është detyra jote për ta bërë atë të lumtur. Po të them se ndoshta ti nuk do të flesh me të aq shpesh. Ti mund të jesh e zënë, ose e stresuar, ose ai nuk e bën më për ju. E kuptoj këtë, ai sigurisht që nuk e bën atë për mua. Kjo është çështja. Unë jam përbërësi sekret në shumë martesa të shëndetshme, sepse kur ai vjen tek unë, të dy ju merrni aq seks sa doni. Për sa kohë nuk ja prekni celularin, ju mund të festoni 50-vjetorin e martesës”, thoshte prostituta në letrën e saj.


Kurse gruaja duke ju drejtuar bashkëshortit të saj thoshte se shëndeti i një marrëdhënieje varet nga komponentët e përbashkët të një çifti. Mendoj se të shkruaj këtu një frazë të tipit: “Ai shkon me një prostitutë sepse ti nuk bën dashuri me të 3 herë në javë” është pak ofenduese, jo vetëm për gratë. Nuk jetojmë në vitin 1910 ku gruaja kishte për detyrë të mbante pastër shtëpinë për të kënaqur burrin. Preferoj të mendoj se ne kënaqim njëri tjetrin duke e ndihmuar atë”, shkruante gruaja.


Letra e prostitutës hapi një debat të madh në opinionin publik. Shumë njerëz e kritikonin qëndrimin e saj, duke arsyetuar me faktin se shumica e divorceve kishin shkak prostitutat, ndërsa disa të tjerë i jepnin të drejtë asaj, duke vlerësuar logjikën dhe vlerësimin që ajo kishte për martesat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat