Horoskopi 26 janar 2015

Life style

Horoskopi 26 janar 2015

Më: 26 janar 2015 Në ora: 08:15

DASHI 21/3 - 20/4

Ditë e mirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të dini si të veproni edhe në situatat më delikate. Beqaret do të kërkojnë në çdo vend princin e tyre te kaltër.

DEMI 21/4 - 21/5

Do të jeni gjithë kohës të motivuar gjatë kësaj dite dhe do të mundoheni në çdo moment ta surprizoni atë që keni në krah. Beqaret do të mbeten ashtu si janë edhe për disa kohë.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Kënaqësi të njëpasnjëshme do të përjetoni sot juve që jeni në një lidhje. Do t’i shtoni edhe momentet intime dhe kënaqësitë do të jenë të pafundme.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Priten plot çaste të këndshme sot në jetën tuaj në çift. Do ta keni më të lehtë të komunikoni lirshëm me atë që keni në krah dhe do të argëtoheni pa fund.

LUANI 23/7 - 21/8

Ditë goxha e qëndrueshme dhe e begatë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do të ndiheni mirë pranë partnerit dhe do të mendoni t'i çoni gjërat më tej.

VIRGJERESHΑ 22/8 - 23/9

Ditë paksa e vështirë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do t’ju kujtohen disa probleme të së kaluarës dhe konfliktoheni sërish me partnerin.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Jeta profesionale dhe ajo sociale ka mundësi të mos ju lënë hapësirë të lirë për ta kaluar me partnerin gjatë kësaj dite dhe kjo do t’ju mërzitë disi. Gjithsesi ai do të tregohet tolerant.

AKREPI 24/10 - 22/11

Në dashuri do të tregoheni me autoritarë se kurrë më parë sot ju të dashuruarit. Kjo do ta acarojë tej mase partnerin dhe në disa momente debatet do të jenë të zjarrta.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Do të keni një bashkëpunim të fortë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Ai do t’ju kuptojë me së miri dhe do të mundohet sa të mundë t'ua plotësojë dëshirat e zjarrta.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Saturni do ta stabilizojë sot jetën tuaj në çift. Do t’i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do të merrni edhe vendime më rëndësi për të ardhmen. Çdo gjë do të ecë më së miri.

UJORI 21/1 - 19/2

Sot do ta paksa pas dore jetën tuaj sentimentale duke qenë se familja do të ketë nevojë për mbështetje. Bëni mirë të flisni me partnerin për çdo gjë në mënyrë që ai te mos mendojë gjëra të paqena.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Do të ketë ndodhi të papritura sot në jetën tuaj në çift, por që do t’ju bëjnë mjaft mirë. Partneri do të dijë si t'iu bëjë të ndiheni të vlerësuar dhe të dëshiruar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat