Spostohu “Barbie”, po vjen “Frozen”

Life style

Spostohu “Barbie”, po vjen “Frozen”

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 23:37

Barbie nuk është më kukulla më popullore për vajza në dyqanet e lodrave.

Përgjatë 11 viteve të fundit, kukulla e Mattel ka qenë kukulla kryesore si dhuratë Krishtlindjesh për vajzat.

Por tani është në vend të dytë, pasi në vend të parë janë personazhet e Frozen.

Rreth një në pesë prindër thonë se do i blejnë vajzës së tyre një kukull nga filmi i animuar, që ka thyer rekordin edhe në kinema.

Sondazhi është realizuar nga “American National Retail Federation”.

Ndërkohë 16 përqind thonë se do vazhdojnë që të blejnë Barbie.

Filmi “Frozen” ka arritur që të grumbullojë plot 1.2 miliardë dollarë.

Ai doli në kinema vitin e shkuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat