Tetë arsye se përse meshkujt kanë frikë që të dashurojnë

Life style

Tetë arsye se përse meshkujt kanë frikë që të dashurojnë

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 16:35

Quhet philofobia, është frika nga dashuria, e cila godet meshkujt e të gjitha moshave dhe veçanërisht ata më të realizuarit në profilin profesional. Por dashuria, dihet, nuk përfshin limite, orare dhe aq më pak rregulla. Ndoshta për këtë arsye terrorizohen edhe meshkujt të cilët janë mësuar që t’i kenë situatat nën kontroll. Por ka edhe nga ata të cilët e refuzojnë për shkak të përvojave të dhimbshme të së shkuarës, jo plotësisht të kapërcyera.

Frika e humbjes së kontrollit

Kjo vlen për të gjithë meshkujt dhe në veçanti për ata që janë mësuar të drejtojnë dhe kontrollojnë lëvizjet e vartësve në ambientin e punës. Por në fakt, në dashuri, kjo gjë nuk ka mundësi të ndodhë, sepse ajo nuk mund të jetojë me rregulla dhe kontrolle.

Frika e humbjes së lirisë

Ka edhe nga ata meshkuj, të cilët kanë frikë të dashurojnë për arsye të impenjimit në një histori të rëndësishme me shumë përgjegjësi. Kjo padyshim i vë meshkujt nën alarm!

Frika e ripërjetimit të dhimbjes

Është edhe e kaluara me hijet e saj të dhimbshme, të cilat kthehen të trokasin te ndërgjegjja në momentet më të papritura. Për shembull, kur takojnë një person me të cilin kanë më shumë mundësi që të dashurohen. Pra kjo është një lloj frike që nuk prek vetëm femrat, por edhe meshkujt.

Fika për t’iu bashkuar tjetrit

Egocentrizmi mashkullor është objekt i diskutimeve të vazhdueshme, sepse për sa i përket egos, meshkujt janë vërtet të paarritshëm. Kjo është arsyeja për të cilën ata kanë frikë që të bashkohen emocionalisht me një person tjetër, sepse bashkimi duket se i privon një pjesë të rëndësishme të vetes.

Frika se mos tregohen të dobët

Femrat kanë qenë gjithmonë të predispozuara për të treguar pikën e tyre të dobët, qajnë në publik, i lënë emocionet të lira dhe ndjenjat e tyre i shprehin me shumë lehtësi. Ndërsa meshkujt, në të kundërt, janë mësuar gjithmonë me frymën që të tregohen të sertë, të ftohtë për t’u dukur të fortë. Por për dashurinë, kjo gjë bën shumë keq.

Frika nga ndryshimi

Në krahasim me gratë, meshkujt i përballojnë ndryshimet personale me “ngurtësi”, duke preferuar të qëndrojnë të “ankoruar” te traditat. Ata kanë shumë frikë se dashuria mund t’i ndryshojë në shumë aspekte, ndaj edhe nuk para e lëshojnë veten përpara ndjenjës së dashurisë.

Frika se mos tregojnë anët e tyre të dobëta

Meshkujt nuk duan t’u tregojnë aspak femrave anët e tyre të dobëta. Kur e bëjnë këtë, do të thotë se janë shumë të sigurt me partneren që kanë në krahë. Sepse në dashuri nuk mund të shtiresh për një kohë të gjatë.

Frika nga refuzimi

Kjo është një lloj frike që godet si meshkujt, edhe femrat. Kjo gjë ka shumë lidhje me fëmijërinë e çdo personi, sepse refuzimet e hershme në fëmijëri prej marrëdhënieve të ndryshme, influencojnë në të ardhmen e tyre. Për pasojë, meshkujt preferojnë që të shmangin edhe lidhjet e dashurisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat