Djaloshi që s’duhet të festojë Krishtlindjet

Life style

Djaloshi që s’duhet të festojë Krishtlindjet

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 00:18

Krishtlindja është normalisht koha kur fëmijët mezi e presin. Por një nënë duhet ta mbajë fëmijën e saj në shtëpi larg periudhës festive sepse ai është alergjik ndaj Krishtlindjeve.
Ryan Costello afërsisht 2-vjeç është alergjik sidomos ndaj bulmeteve, përfshirë qumështin dhe çokollatën, vezët dhe alkoolin. Alergjia e tij është shumë e rëndë sidomos kur ai prek dikë që ka ngrënë një çokollatë gjatë 24 orëve të fundit. Ai ka të vjella, vuan nga diarreja dhe shpërthen në një skuqje të acaruar të lëkurës.
Ryan Costello duhet të qëndrojë në shtëpi këtë Krishtlindje dhe të mos ketë kontakt ndaj personave të cilët kanë ngrënë ato ushqime të cilat i shkaktojnë atij alergji.
Mjekët menduan se ishte një virus, por testet e gjakut konfirmuan një alergji të rëndë e cila kishte shkaktuar skuqjen e tij. Ai ishte alergjik madje edhe ndaj qumështit të gjirit të nënës së tij.
Nëna e Ryan Lisa Costello , 26-vjeçe, e cila është mbështetur nga një organizatë bamirësie për alergjinë në Mbretërinë e Bashkuar , thotë se alergjia e djalit të saj po ja copton zemrën.
Javën e kaluar ai shkoi në një paradë në qytetin e tij në Middleborough dhe dora e tij preku dorën e një fëmije tjetër dhe menjëherë në lëkurën e tij u shfaq një skuqje e madhe.
Nënë e tij Lisa Costello 26-vjeçe dhe babai i tij Jon Costello 30-vjeç tashmë u kanë thënë njerëzve që të mos i vizitojnë nëse ata kanë ngrënë gjatë 24 orëve të fundit ndonjë prej ushqimeve ndaj të cilave djali është alergjik.
Ata do të kenë një darkë speciale për Krishtlindje, me perime por pa ndonjë nga gjërat që shkaktojnë ndonjë reaksion. “Është e tmerrshme “, tha znj. Costello.
“Unë e kam tmerr kohën e Krishtlindjes sepse gjenden shumë gjëra të cilat ai nuk mund t’i konsumojë. Ai është alergjik ndaj Krishtlindjeve, Ryan është gjithashtu alergjik ndaj pudding-ut të Krishtlindjeve, çokollatave, tortës së Krishtlindjes, kekut, biskotave, patatinave, kosit, makaronave, akulloreve, bananeve, pluhurit, rrobave prej leshi, detergjentëve, sapunëve , madje edhe ndaj të nxehtit”- u shpreh nëna e vogëlushit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat