Horoskopi, 21 dhjetor 2014

Life style

Horoskopi, 21 dhjetor 2014

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 11:17

DASHI 21/3 - 20/4

Ndryshime të rëndësishme do të ndodhin në shtëpinë tuaj. Këto variacione do të jenë pozitive për ju edhe pse mund të duket një fazë tranzicioni.

DEMI 21/4 - 21/5

Kujtimet e ngjarjeve të fundit që shkaktuan traumat mund të dalin në dritë sot. Ky është një zhvillim pozitiv, pas lirimit të këtyre emocioneve të vjetra.

BINJAKËT 22/5 - 21/6

Sot mund të shihni miqësitë e vjetra dhe të reja dhe të përfshiheni nga ndjenja romantike që do të arrijnë një kuptim të ri në jetën tuaj.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Një projekt i rëndësishëm mund të kërkojë përqendrim intensiv sot. Ju mund të jeni të kënaqur me rezultatet e arritura në këtë punë.

LUANI 23/7 - 21/8

Aftësitë tuaja praktike duhet të veprojnë në mënyrë efikase. Ju do të shpenzoni pjesën më të madhe të ditës duke lexuar në bibliotekë.

VIRGJERESHA 22/8 - 23/9

Çështjet praktike që përfshijnë shtëpinë dhe familjen mund të kenë nevojë për një vëmendje tuajën sot. Kjo nuk është diçka alarmuese për ju.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Punët në komunitetin ku jetoni do të kërkojnë përkushtimin tuaj. Shëndeti do të jetë në gjendje më të mirë se ditët që keni lënë pas.

AKREPI 24/10 - 22/11

Çështjet financiare do t'i keni në fokus sot. Do të paguani fatura, do të kontrolloni depozita, do të paguani borxhe të lëna pas dore.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Disa projekte mund të kërkojnë vëmendjen tuaj sot. Aftësia juaj profesionale do të bëjë që çdo gjë të shkojë në vendin e vet.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Të afërmit apo miqtë e vjetër, veçanërisht të moshuarit, të cilët do t’ju vizitojnë sot ka të ngjarë t’ju zgjojnë kujtimet e fëmijërisë.

UJORI 21/1 - 19/2

Sot do të shpenzoni shumë kohë në telefon me miqtë. Bisedat tuaja do të jenë të dashura dhe me shumë mall për njerëz që keni kohë që nuk i takoni.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Sot do të punoni më shumë se kurrë, por cilido qoftë rezultati ju do të shpresoni më të mirën. Dita do të jetë e dedikuar vetëm punës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat