Ushqimi djegës rrit testosteronin tek meshkujt

Life style

Ushqimi djegës rrit testosteronin tek meshkujt

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 09:55

Hormoni që kontrollon rritjen, zhvillimin, sundon edhe mbi vrullin seksual.

Meshkujt që konsumojnë ushqim djegës kanë nivel të lartë testosteroni. Ky ka qenë zbulimi i shkencëtarëve nga Universiteti i Grenoble të cilët studiuan përmbajtjen e ushqimeve pikante dhe nivelin e hormoneve.

Në një shkrim për të përditshmen prestigjioze “The Telegraph”, është sqaruar se këto rezultate janë në përputhje me studimin e një sërë sjelljesh tek meshkujt.

Në studim morën pjesë 114 burra të moshës 18 deri 44-vjeç.

Ata provuan ushqime pikante dhe rezultatet treguan se ata që konsuamuan nivele të larta ushqimi djegës, kishin nivel të lartë testosteroni.

Hormoni i testosteronit luan një rol të rëndësishëm tek meshkujt. Ai kontrollon rritjen, zhvillimin dhe sundon mbi vrullin e tij seksual.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat