Minetrone gjenoveze

Life style

Minetrone gjenoveze

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 01:51

Përbërësit

Për minestronen

150 gr spaghetti të copëzuara
90 g presh
70 gr selino
200 gr patate
150 gr kungulleshka
80 gr karrota
110 gr finok
100 gr speca
100 gr brokoli
100 gr lulelakër
4 lakra brukseli
80 ml vaj ulliri ekstra i virgjër
150 gr kore djathi Parmigiano
2 l ujë
kripë

Për peston

15 gr gjethe borzilok
30 gr djathë i grirë Parmigiano Reggiano
20 gr djathë i grirë, i stazhionuar
Pecorino
5 gr stika pisha
1/2 thelbi hudhër
100 ml vaj ulliri ekstra i virgjër
kripë

Përgatitja

Ngrohni 2 l ujë. Pastroni, lani dhe prisni perimet në kubikë. Ngrohni gjysmën e vajit të ullirit në një tenxhere, shtoni perimet dhe tiganisini për 4-5 minuta. Hidhni ujin e zier, koren e djathit Parmigiano, ulni nxehtësinë e gatimit dhe lëreni të ziejë edhe për 15 minuta. Rregullojeni me kripë dhe shtoni spaghetti-t e copëzuar. Pastroni, lani dhe thani me një pecetë borzilokun. Bashkoni vajin e ullirit, pak kripë, stikat e pishës, hudhrën me borzilokun, të dy llojet e djathërave të grirë dhe me ndihmën e një mikseri përgatitni peston që do ta përdorni më pas. Në përfundim të zierjes së spaghetti-t (5-6 minuta), hiqeni nga zjarri, lëreni të vaket minestronen dhe shërbejeni nëpër pjata me një lugë pesto për secilin person dhe së fundmi me nga një pjesë koreje djathi Parmigiano dhe disa pika vaj ulliri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat