Çiklisti del i lakuriq e i dehur, gjobitet për vozitje pa helmetë

Life style

Çiklisti del i lakuriq e i dehur, gjobitet për vozitje pa helmetë

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 21:28

Policia e Zelandës së Re ka ndalur dhe ka gjobitur një çiklist të zhveshur për shkak se nuk kishte vendosur helmetën në kokë.

Policia pohoi se nuk i ka penguar fakti se nuk kishte rroba dhe se kishte konsumuar alkool, por se ai nuk kishte marrë masa mbrojtëse të parapara me ligj gjersa voziste një biçikletë në Timaru.

Polici Randel Tikitiki tha se ky person nuk u akuzua për sjellje të keqe, sepse nuk varet kjo nga ajo "çka mund të shohim tek ai".

Edhe pse çiklist ishte nën ndikimin e alkoolit, Agjencia e Transportit të Zelandës së Re ka zbuluar se nuk ekziston ndonjë ligj që kufizon konsumin e alkoolit kur bëhet fjala për çiklistët. Por, njeriu mund të akuzohet për përdorim të papërgjegjshëm të mjeteve të transportit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat