Shqiptarët dominojnë Ballkanin dhe Europën Lindore në seks

Life style

Shqiptarët dominojnë Ballkanin dhe Europën Lindore në seks

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 20:02

Faqja e famshme pornografike ka realizuar një studim në lidhje me qëndrueshmërinë në seks.

Edhe pse shqiptarët nuk mund të mburren për nga qëndrueshmëria në nivel botëror, pasi këtë titull e mbajnë meshkujt nga Saharaja Perendimore me 16.16 minuta, pastaj ata nga Togo me 15.03 minuta dhe kinezët me 14.34 minuta, prapë mund të mburremi me dominimin në Ballkan, por edhe në Evropën Lindore.

Kështu, shqiptarët nga Shqipëria mesatarisht qëndrueshmërinë në seks e kanë 8.13 sekonda derisa shqiptarët nga Kosova janë për një sekondë më pak, pra për 8.12 sekonda. Mirëpo, ky rezultat është tejet i mirë nëse marrim si shembull fqinjët tanë. Boshnjakët qëndrojnë më keq me 6.46 minuta, e as serbët nuk janë më mirë me 7 minuta, pastaj malajzezët me 7.12 minuta, maqedonasit me 7.44 minuta, kroatët 7.42 minuta dhe sllovenët me 7.41 minuta.

Po ashtu, shqiptarët qëndrojnë më mirë se edhe shumë shtete tjera të Evropës Lindore, duke përfshirë bullgarët, hungarezët, polakët, rumunët, turqit, çekët, rusët, e shumë të tjerë, të cilët janë nën 8 minuta, por edhe nën 7.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat