Pornostarja: Italia vendi që sheh më shumë filma erotikë në Europë!

Life style

Pornostarja: Italia vendi që sheh më shumë filma erotikë në Europë!

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 00:21

Brigitta Bulgari ish aktore e filmave porno ka rrëfyer sekretet e profesionit të saj gjatë emisionit Checkpoint.

Ajo rrëfen si ka rrjedhur jeta e saj, mes filmave hard, burgut dhe paragjykimeve që e ndiqnin nga pas.

“Italia është vendi i kishës por është edhe vendi Europian që sheh më shumë filma erotikë”, thotë ajo.

Industria e këtyre lloj filmash sipas pornostares, ndryshon me kalimin e kohës, por i mbijeton çdo lloj krize që mund të kenë vendet.

Brigitta Bulgari, me origjinë nga Hungaria e ka nisur karrierën e saj fillimisht si modele në Budapest e Milano, ndërsa filmin e parë porno e ka realizuar në vitin 2003, ku përfshihet në skena erotike me një femër. 27 janë rolet e saj në filma pornografikë, transmeton BalkanWeb.

Në 2005 ajo u arrestua pasi doli topless në një ndeshje futbolli, Piacenza-Catanzaro. Kishte veshur një palë pantallona të shkurta xhin dhe një kollare për meshkuj sipër, por pikërisht kjo dale në mes të fushës i dha asaj edhe famë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat