Këta fëmijë nga "bota tjetër" do t'ju trondisin (Video)

Life style

Këta fëmijë nga "bota tjetër" do t'ju trondisin (Video)

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 23:05

Një numër fëmijësh me sy të zinj janë pikasur në rrugët e Britanisë dhe në vende të ndryshme të botës në 30 vitet e fundit. Një video e publikuar nga “Daily Star” tregon disa raste ku kalimtarët janë përballur dhe tronditur nga ky spektër i çuditshëm, fëmijësh, në rrugët e kryeqytetit britanik.

Një kalimtar ka rrëfyer për gazetën se beson se ka parë një fëmijë me sy të zinj “më tepër se një herë në 12 muajt e fundit”. “Për çudinë time, pas shpinës po më qëndronte një vajzë e vogël (jo më shumë se 10 vjeç), me duart përpara syve”, tha ai, duke shpjeguar se qeni i tij filloi të lehte në mënyrë të shfrenuar në momentin kur ai e pyeti vajzën nëse ajo ishte mirë. Mirëpo ajo nuk iu përgjigj dhe pavarësisht se u ndie pak i shqetësuar, ai vijoi të ecte. “Papritmas vajza u shfaq sërish përpara meje. Kësaj here me duart në bel”, shtoi ai. “Pothuajse më ra të fikët kur i pashë sytë e zinj. Sërish, qeni im u frikësua, këtë herë duke më tërhequr në drejtimin e kundërt. Para syve të mi, vajza ishte zhdukur.”

Ekspertët e paranormales kanë raportuar rritje të numrit të këtyre fëmijëve, që prej shfaqjes së një fëmije “fantazmë”, me “sy të zinj pis” në Cannock Chase, Staffs. Ata thonë se këta fëmijë janë figurat më të tmerrshme nga “bota tjetër” dhe se përfaqësojnë “nivelet më të larta të së keqes së pastër”.

Christine Hamnett, medium, ka paralajmëruar që kujtdo që mund t'i afrohet një shpirt i tillë, të mos ndërveprojë, pasi kjo mund ta vendosë në rrezik. “Këto qenie sjellin fat të keq. Ndaj, këshilla ime është të mos ndërveprohet me to, për aq kohë sa nuk e di çfarë janë. Këta fëmijë janë shpirtra të turbulluar dhe nuk vijnë rrotull kot”.

Edhe në Shtetet e Bashkuara ka pasur raporte të ndryshme të shpirtrave që shfaqen në dyert e njerëzve dhe që u kërkojnë të futen brenda. Videoja tronditëse është publikuar teksa bota po pret festën e Halloween-it.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat