Pozicionet seksuale te preferuara nga femrat

Life style

Pozicionet seksuale te preferuara nga femrat

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 23:02

Gjithkush është i ndryshëm dhe ka mënyrat e veta të të menduarit dhe të vepruarit. Kjo gjë vlen edhe në kënaqësitë seksuale, secili merr kënaqësi nga aktiviteti seksual në mënyrë krejt subjektive. Por cilat janë disa nga pozicionet që stimulojnë kënaqësitë tek femrat?

Pozicioni merimangës

Edhe vet emri duket stimulues, por pozicioni i marimangës është ai që mund të shkaktojë kënaqësi më të madhe të femrave. Gjatë pozicionit të marimangës, partnerët ulen përballë njëri-tjetrit, kjo i vë ata në një pozicion të tillë ku partnerët janë në gjendje të shikojnë dhe të puthen gjithë kohës. Në këtë pozicion të dy kanë një rol aktiv. Mund të jetë mashkulli ai mund të mbajë ritmin gjatë penetrimit, por edhe femra mund të eksitojë duke e puthur apo duke e shtrënguar prej shpinës. Ky pozicion është i favorshëm edhe për të stimuluar më mirë pikën G tek femrat, në mënyrë që kënaqësia të arrihet më shpejtë.

Pozicioni i lugës

Çuditërisht, pozicioni lugë është ende i preferuar për sa i përket pozicioneve seksuale të preferuar nga gratë. Ky pozicion duket se i stimulon klitorin femrës, aq sa mund të arrihet një orgazëm në pak minuta. Gjatë këtij pozicioni, penisi fërkon murin vaginal duke shkaktuar një ndjenjë shumë të këndshme për të. Parë nga ana psikologjike, ky është pozicioni i preferuar nga femrat dhe për arsyen se femrat adhurojnë përqafimin gjatë aktit seksual sepse ndihen të mbrojtura dhe të dashura. Plus që mashkulli mund të puth butësisht atë në qafë dhe ta shtrëngoj njëkohësisht në barkë, dy gjëra të cilat femrën e çojnë në ekstazë.

Pozicioni i femrës së përkulur

Ky në fakt gabimisht mendohet se është më i pëlqyeri nga meshkujt. Por tashmë ky pozicion mund të quhet i preferuari për femrat,pasi në saj të tij mund të arrihet shpejt pika G. Ndjenjat janë më të forta për shkak të thellësisë më të madhe të depërtimit, të cilat mund të bëhet edhe në anët e vaginës, lart ose poshtë në varësi të këndit e penetrimit. Pozicioni i femrës së përkulur është më i përshtatshëm se të tjerët për të arritur një orgazëm vaginale të shumëfishtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat