Dhëndri lë nusen, kur e sheh se si do të duket në pleqëri! (Video)

Life style

Dhëndri lë nusen, kur e sheh se si do të duket në pleqëri! (Video)

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 18:49

Në një fotosesion paramartesor, nusja vjen e grimosur sikur të ishte plakë, e kjo nuk i pëlqei aspak dhëndrit.
Bisedën e tyre me tone të ngritura e shikojnë me habi kalimtarët e rastit, teksa çifti nuk mund të pajtohej aspak me njëri-tjetrin.

Dhëndri i nervozuar kërkon që e fejuara e tij të heq grimin dhe të bëjnë një fotografi normale, por ajo refuzon.

Sipas raportit të Shanghaiist, dhëndri bërtet dhe hedh syzet për toke, ndërsa shkon duke e lënë nusen me vello duke qarë në rrugë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Dogmen të Kinës, ndërsa nuk dihet për fatin e çiftit - nëse janë ndarë përfundimisht apo janë pajtuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat