“Je shumë e shëndoshë për të bërë seks”, dobësohet 60 kg në katër muaj

Life style

“Je shumë e shëndoshë për të bërë seks”, dobësohet 60 kg në katër muaj

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 18:53

“Je shumë e shëndoshë për të bërë seks”. Këto fjalë dëgjoi nga i dashuri i saj një vajzë 22 vjeçare angleze dhe për këtë arsye, vendosi që të ndryshojë stil jete, për krenari por edhe për arsye shëndetësore. Paige Way është nga Sydenham, qytezë në juglindje të Londrës, e cila prej kohësh jetonte me gjendjen e saj të obezitetit. “Kam qenë gjithmonë e shëndoshë, qysh në fëmijëri dhe në të gjithë shoqërinë unë isha bullafiqja e grupit, por ishte diçka që në një mënyrë apo në një tjetër isha mësuar ta pranoja. Por kur e dëgjova të thënë nga i dashuri im, ditën e përvjetorit tonë të parë, më bëri të ndihem vërtetë keq”, thotë Paige. Pas kësaj ajo u drejtua te mjekët, të cilët e paralajmëruan për rreziqet e shëndetit për shkak të obezitetit. Për këtë arsye 22 vjeçarja e e cila peshonte rreth 140 kilogramë vendosi që të ndryshojë stil jete. Ajo u nda me të dashurin dhe nisi një dietë të alternuar edhe me aktivitet fizik. Brenda katër muajve arriti që të humbasë 60 kilogramë, duke bërë që të ndihet vërtetë e lumtur. “Për herë të parë ndjehem mirë. Nuk e di se si ia dola, por nëse ia dola unë mund t’ia dalin të gjithë”, thotë 22 vjeçarja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat