Horoskopi, 2 Tetor 2014

Life style

Horoskopi, 2 Tetor 2014

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 08:41

DASHI 21/3 - 20/4

Nëse keni pasur probleme në jetën tuaj në çift, duhet patjetër të gjeni një zgjidhje urgjente sot sepse situata mund të dalë tërësisht jashtë kontrollit.

DEMI 21/4 - 21/5

Ditë mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do i shprehni pa fund ndjenjat dhe emocionet dhe do ndiheni për mrekulli.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Do ketë takime eksplozive gjatë kësaj dite për beqarët dhe gjithçka do jetë shumë më ndryshe për ta. Të dashuruarit nga ana tjetër do vazhdojnë të ruajnë një komunikim të ngrohtë.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Priten goxha furtuna gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do debatoni ashpër me partnerin dhe herë pas here do mbylleni në vetvete dhe do vuani në qetësi.

LUANI 23/7 - 21/8

Në orët e para të mëngjesit do jeni pak konfuzë për jetën në çift. Mundohuni që për çdo brengë të flisni hapur me atë që keni në krah dhe ta shpëtoni lidhjen.

VIRGJERESHA 22/8 - 23/9

Ditë shumë elektrizuese kjo e sotmja për të dashuruarit. Asgjë nuk do shkojë si e kishit menduar madje mund të arrini të mendoni edhe ndarjen.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Merrini gjërat me pozitivitet gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe do e shihni që lidhja juaj do jetë edhe më e bukur.

AKREPI 24/10 - 22/11

Mos luani me ndjenjat e partnerit gjatë kësaj dite sepse në këtë mënyrë do i bëni dëm edhe vetes tuaj. Nuk mund të shkohet gjatë me një lidhje gjithë debate dhe pa tolerancë.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Sot do jeni të vendosur për ta ndryshuar rrjedhën e jetës suaj në çift dhe do ia dilni mbanë.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Shprehini sa të mundni dëshirat sot në jetën tuaj në çift sepse partneri do jetë në humorin e duhur për t’ua plotësuar pjesën me të madhe.

UJORI 21/1 - 19/2

Edhe nëse jeta juaj në çift nuk ka ecur ashtu si duhet kohët e fundit, me sjelljen tuaj sot do mund ta ndryshoni për mirë situatën.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Sektori i dashurisë do jete mjaft i privilegjuar gjatë kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli me atë që keni në krah dhe do i shprehni pa fund ndjenjat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat