Propozimi romantik nuk do të ndodhte pa këta policë

Life style

Propozimi romantik nuk do të ndodhte pa këta policë

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 23:08

Ky propozim romantik nuk do të kishte ndodhur aspak, nëse departamenti i Policisë së Nju Jorkut nuk do të kishte ndërhyrë për të marrë unazën e propozimit që kishte rënë brenda dërrasave të urës së Bruklinit.

Olivia Fader dhe e dashura e saj Mal Harris nga Halifax, Nova Scotia, kishin planifikuar një pushim për në Nju Jork me dy miq, muajin e kaluar.

Për t’ia bërë suprizë, Harris kishte planifikuar për ta propozuar të dashurën, teksa kyçnin një katinar me inicialet e tyre në kangjellat e urës. Por teksa Harris u përpoq që të nxirrte unazën me diamant, kjo e fundit i ra mes dy dërrasave në urë.

Djali u shqetësua shumë teksa pa që unaza zbriti rreth 40 metra më poshtë, në një platformë që është e ndaluar për qytetarët. Por fatmirësisht dy oficerë mbërritën në kohë dhe falë përpjekjeve të tyre, unaza u gjet.

Çifti më pas vijoji me planet e propozimit romantik, ndërkohë që shpresojnë të martohen në gusht të 2016.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat