“M’u shkatërrua jeta, kaloj 100 orgazma në ditë” (Video)

Life style

“M’u shkatërrua jeta, kaloj 100 orgazma në ditë” (Video)

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 17:29

Ky është Dale Decker, njeriu që kalon 100 orgazma në ditë, por nuk i shijon asnjëra në fakt.

Ai ka mbetur i izoluar në shtëpinë e tij për shkak të këtij sindromi të çuditshëm.

Thotë se gjithçka i nisi në shtator të vitit 2012, pas një aksidenti.

Tani jeta i është shkatërruar.

37- vjeçari thotë: “Imagjino të jesh në gjunjë në funeralin e babait tëndë, në krah të arkivolit- duke i thënë lamtumirë- dhe të kalosh nëntë orgazma pikërisht aty, ndërkohë që familja të sheh”.

Tani thotë se nuk del dot jashtë, pasi nuk përmbahet dot.

Njëherë kaloi orgazëm në supermarket, përpara 150 njerëzve.

Ai jeton në SHBA me të shoqen, April dhe dy djemtë, Christian, 12 dhe Tayten, 11.

Gruaja e tij thotë se do bëjë gjithçka që t’i qëndrojë në krah, por i vjen keq që ai duhet të jetojë me diçka të tillë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat