Këshilla për një lidhje të lumtur

Life style

Këshilla për një lidhje të lumtur

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 09:21

Pastroni rrobat, kryeni punët e shtëpisë, dhe përgatisni ushqimin për familje. Keni harruar diçka? Sigurisht, partnerin tuaj! Është e thjeshtë, ekziston personi që fle pranë jush në shtrat. Por, shumica e arsyeve të shkurorëzimeve sugjerojnë se neglizhenca e partnerit në një marrëdhënie është ide e keqe. Kështu që, gjeni pak kohë për personin e dashur dhe do të jeni të lumtur përherë.

- Provoni diçka të re së bashku: Alpinizmi si një zakon i lidhjes tuaj mund të jetë i vështirë. Por, çiftet që e praktikojnë një gjë të tillë për shkak të aktivitetit ngacmues i shtojnë marrëdhënies së tyre satisfaksion, sipas një studimi të fundit. Kështu që filloni t’i kushtoni rëndësi marrëdhënies dhe kënaqësisë tuaj.

- Ushqehuni shëndetshëm: Kujdesuni për ushqimin. Bajamet, avokadot dhe fëstëkët mund të nxisin jetën tuaj seksuale dhe të rrisin fertilitetin.

- Tregoni saktë shpenzimet: Afërsisht 40 për qind e çifteve të martuara janë të prirë për gënjyer rreth shpenzimeve të tyre, sipas një studimi të vitit 2004, ku paratë dolën si arsyeja numër një pse çiftet ziheshin.Nuk keni nevojë të shndërroheni në një “martir” financiar, por të fshehësh shpenzimet, është vetëvrasje për lidhjen tuaj.

- Flini me diçka të kuqe: Hulumtimet kanë treguar se meshkujt i shohin femrat të veshura me të kuqe më seksi se ato që vishen me ngjyra të tjera, si të kaltër dhe të gjelbër.

- Mos e krahasoni vetën me çiftet e tjera: Nuk ka rëndësi nëse ju keni marrëdhënie seksuale pesë herë në javë ose pesë herë në vit për aq kohë sa të jeni të lumtur. Në fakt, një studim i vitit 2008 gjeti se çiftet që mbanin shtrënguar dorën e njëri-tjetrit ishin më pak të stresuar se ata që kishin marrëdhënie të shpeshta seksuale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat