Arsyet se pse njerëzit tradhtojnë

Life style

Arsyet se pse njerëzit tradhtojnë

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 09:12

Tradhtia është pjesë e marrëdhënieve njerëzore. Ndonjëherë ajo nuk niset për të lënduar partnerin/en por në raste të tjera ajo është e qëllimshme. Janë “tradhtarët” të lindur si tradhtarë, apo situata të caktuara i detyrojnë ata të tradhtojnë. Ndoshta pak nga të dyja.

Ja disa situata kur bëhemi tradhtarë:

- Monotonia: Kjo është arsyeja më e zakonshme që njerëzit tradhtojnë. Është e vështirë të mbash një marrëdhënie të mërzitshme për një kohë të gjatë. Gjërat fillojnë e zmadhohen dhe pastaj arrin një pikë kur të dy e kuptojnë se kjo është jeta e vërtetë. Kur dikush tjetër ju përmbush eksitimin, një marrëdhënie e re mund të fillojë.

- Varësia: Në shikim të parë, tradhtia duket si sjellje e pavarur. Kjo mund të interpretohet kështu: jeni duke bërë atë që doni, kur të doni. Por tradhtia është një sjellje e varur. Një tradhtar është i varur, sepse ata nuk janë aq të fortë sa të prishin marrëdhënien me partnerin e tyre të rëndësishëm, në mënyrë që të largohen me tjetrin.

- Konfuzion: Ndonjëherë jeta ose një situatë e veçantë mund të lëkundë karakterin tuaj. Kur ndodh stuhia e përsosur e konfuzionit në kokën tuaj, mund të bëni gabime.

- Lejimi: Të falësh një tradhtar, është njësoj si të bësh marrëveshje me të për të ndodhur përsëri, duke filluar një rreth vicioz. Personi i tradhtuar mund të humbasë respektin duke lejuar që ta tradhtojnë përsëri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat