Arsyet pse meshkujt e duan seksin me ish të dashurën

Life style

Arsyet pse meshkujt e duan seksin me ish të dashurën

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 21:44

Edhe pse ata i duan ndryshimet, meshkujt duan edhe një ndjenjë të stabilitetit dhe preferojnë gjëra të njohura.
Kjo është arsyeja pse ish e dashura iu shpesh vjen në mendje kur janë të ngazëllyer dhe në qoftë se takohen me të dhe nëse ajo dëshiron, shpesh ndodh ‘rikujtimi’ i së kaluarës.
Nëse ish-i juaj dëshiron të bëjë seks me ju, këto janë gjashtë shkaqet e mundshme për këtë.
Ish e dashura i duket e njohur
Ai e di se nuk ka nevojë për t’ju bërë përshtypje ose të lodhë kokën se çfarë do të ju pëlqej, por dhe as nuk do të pyes nëse ju do të jeni e zemëruar në qoftë se vepron diçka. E njëjta gjë vlen për ju, prania e një trupi të njohur është ndjenjë e bukur, por kjo nuk do të ndihmojë në qoftë se ende nuk e keni tejkaluar pikëllimin për shkak të ndarjes.
Ju jeni në dispozicion
Nuk është e lehtë për të gjetur personin e ri për lidhje, apo edhe për seks. Nëse dëshiron çlodhje të shpejt, atë mund ta gjejë tek ish e dashura dhe ajo ndoshta nuk do të ofendohet, sepse njihen me njëri-tjetrin. Por mund të ndiheni e lënduar, edhe nëse ai nuk e dëshiron këtë.
Dëshiron afërsi
Gjithmonë do t’ju thotë se dëshiron “vetëm edhe një herë”, por seksi do t’ju afrojë përsëri, edhe në qoftë se nuk dëshironi atë. Ndodh shumë shpesh që njerëzit të cilët janë ndarë, pajtohen pas “një nate të kaluar së bashku”. Por seksi nuk është mbizotërues, nëse për atë shkak nuk jeni ndarë.
Dëshiron që përsëri t’ju pushtojë
Me seksin vinë edhe ndjenja të forta mbi të cilat është e pamundur të jeni imun. Edhe përqafimi shkakton lirimin e hormonit oksitonin, i cili ju bën të qetë dhe të butë edhe për dikë që nuk e dëshironi në jetë.
Dëshiron të jeni miq vetëm për seks
Një shkak i mundshëm është se ai dëshiron një marrëdhënie të relaksuar seksuale me ju. Pak gjëra flasin në favor të kësaj. Seksi i rregullt do t’ju parandalojë që të gjeni një lidhje të re dhe të takoheni me njerëz të tjerë, për shkak se ende do të ndjeheni se keni një të dashur, pra nuk keni nevojë për një person të tillë.
I mungoni
Nëse arsyeja për seks është se i mungoni, kjo është gjë e bukur, por nuk është arsye e mjaftueshme për seks. Është normale që dikush iu mungon, kjo është pjesë e procesit të dhembshurisë dhe shërimit, prandaj në qoftë se keni marrëdhënie seksuale, ju të dy do të duhet të kaloni përsëri nëpër këtë proces.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat