Probleme të fshehta të femrave gjatë marrëdhënieve seksuale

Life style

Probleme të fshehta të femrave gjatë marrëdhënieve seksuale

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 22:33

Femrat të cilat nuk flasin për seksin dhe marrëdhëniet seksuale mes tyre dhe me koleget e tjera, humbasin mundësinë për të marrë vesh ato që mund të konsiderohen si “të rejat më të fundit” në këtë fushë, por edhe ndarjen e eksperiencës, në mënyrë që të kuptojnë se çfarë nuk shkon në trupin e tyre. Më poshtë do të mund të lexoni disa nga problemet më të zakonta që mund t’ju ndodhin femrave gjatë raportit seksual, të cilat në shumë raste mund të jenë normale dhe në shumë raste të tjera jo.

Tharja vaginale - Fakti që ju nuk jeni eksituar mund të jetë një arsye ose edhe përdorimi i tepërt i kontraceptivëve.

Qarja në mënyrë të papritur – Nuk është shqetësuese. Mund të ndodhë pasi keni kaluar orgazmë, në formën e shkarkimit të tensionit. Ju kap e qeshura – Është njësoj siç ndodh me të qarën. Ju qeshni pa pushim dhe nuk mund ta kontrolloni edhe pse mund të mos ketë asnjë gjë që të stimulojë këtë veprim. Shkaktohet nga të njëjtët faktorë.

Penetrim i dhimbshëm – Ju ndieni se penisi ka arritur të prekë pjesën me ekstreme tuajën dhe ndieni dhimbje të mëdha në vaginë. Në fakt ndodh me të vërtetë ashtu. Kjo shkaktohet si pasojë e faktit se ju nuk jeni shumë elastike.

Nevoja për të urinuar – Është një gjë normale pasi vagina është shuma afër me vrimën e urinimit dhe si pasojë, në disa raste nxitet urinimi, ose krijohet një ndjesi e ngjashme.

Mungesa e përqendrimit – Ju ndodh mjaft femrave por nëse përsëritet në mënyrë të vazhdueshme dhe ju nuk e shijoni aktin seksual, është mirë të këshilloheni me një mjek, për t’ju mësuar disa teknika përqendrimi.

Probleme me vetëvlerësimin – Mund të jeni duke kaluar disa momente shumë të mrekullueshme me partnerin por kujtoni se keni celulit, apo nuk jeni depiluar mirë dhe kjo ju vë në siklet, edhe pse mund të keni vite të tëra me të njëjtin partner. Është shenjë e mungesës së vetëvlerësimit në atë moment, por kjo kalon shumë shpejt.

Gaz vaginal – Gjatë penetrimit mund të hyjë ajër në vaginë, i cili shkarkohet pasi ka përfunduar akti seksual. Është normale dhe nuk ka asnjë gjë për të cilën të shqetësoheni apo të ndiheni në siklet.

Ti afrohesh orgazmës por të mos e arrish – Nëse eksitoheni shumë, ka pasion, veprim seksual të menjëhershëm por nuk arrini të kaloni në orgazmë, nuk keni përse të shqetësoheni. Përgjithësisht ndodh sepse ju keni shumë kohë duke menduar për një gjë të tillë dhe e humbisni vëmendjen nga aksioni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat